16:29 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fergie shpenzoi 546 milionë për 99 lojtarë, Mou, Moyes e Van Gaal 774 milionë për 23 futbollistë!

Manchester United vazhdon të jetë “askushi” në Angli dhe Evropë që nga largimi i Sir Alex Ferguson. Ish legjendari skocez ka lënë prapa histori lavdie, por që nuk duket se ka lënë trashëgimtar të denjë.

Skuadra e madhe angleze gjatë viteve pa Alex Fergusonin ka bërë miliona e miliona blerje, por që pak kanë rezultuara si të qëlluara.

As yje si Falcao, Di Maria, Sanchez, Pogba, e Martial nuk e kanë kthyer lavdinë dhe atë Manchester Unitedin e frikshëm, shkruan Indeksonline.

Se Fergie ishte gjithçka te United, tregon fakti se ai kishte blerë 99 futbollistë për 546 milionë euro, ndërsa tre pasuesit e tij, Moyes, Van Gaal e Mourinho kanë shpenzuar 774 milionë funta duke sjellur kupa të vogla, dhe jo krenari e mburrje.

United me Mourinhon sivjet po tregon se është larg nivelit për titull në Premierligë duke qenë vazhdimisht jashtë top 4-shes së madhe./Indeksonline/