75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mjekët marrin një vendim për shëndetin e Alex Ferguson, një muaj pas sulmit

Sir Alex Ferguson është liruar nga spitali, më pak se një muaj pasi iu nënshtruar një operacioni emergjent në tru.

Ish trajneri legjendar i Manchester United pësoi hemoragji cerebrale duke luftuar për jetë në 24 orët e para të sulmit.

76 vjeçari thuhet se ka filluar të ecë, ka memorie të freskët dhe ka përparuar mirë me shëndet.

Madje, Fergie ka shumë gjasa që të rikthehet në pozitën e tij te Manchester United në edicionin e ri si drejtor i skuadrës.

Mjekët i kanë sugjeruar skocezit që ta shikoi Botërorin në qetësi duke mos e marrë me emocione shikimin e asnjë ndeshje./Indeksonline/

Temat: