10:24 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / C E

Ferguson kujton fitoren 7-1 ndaj Romës, tregon dëshirën e madhe për Tottin

Nesër Roma do të përballet me Manchester United në ndeshjen e parë të “Europa League”.

Një sfidë që iu sjell kujtime të këqija tifozëve verdhekuq, duke pasur parasysh se mendja shkon menjëherë tek ajo humbje 7-1 e vitit 2007.

Në këtë drejtim, sot “Gazzetta dello Sport” intervistoi Sir Alex Ferguson, i cili ishte padyshim në stol për Manchester United atë mbrëmje.

Po mundohem ta jap konceptin me një imazh muzikor: atë mbrëmje secili lojtar propozoi muzikën e tij më të mirë dhe të gjithë së bashku krijuan një simfoni sublime. Dhe kushdo që drejton orkestrën nuk mund të mos magjepset nga ajo që ndodhi. Kam pasur perceptimin e menjëhershëm se unë po jetoja një nga ato netët, që një trajner i shijon rrallë në karrierën e tij. Kur një ekip arrin ato nivele përsosmërie, për një trajner është kënaqësi e madhe. Edhe spektatori është i privilegjuar të shohë një shfaqje të tillë të shkëlqyer”.

Pastaj, Ferguson zbulon interesin e tij për një ikonë të Romës, Francesco Totti.

Na pëlqente lojtari dhe do të donim ta përfshinim në skuadrën tonë. Megjithatë, kur shprehëm interesin tonë, menjëherë u bë e qartë se Totti nuk donte të largohej nga Roma. Ai ishte thellësisht i lidhur me qytetin e tij. CV e tij është e qartë. Totti në karrierën e tij ka veshur vetëm fanellën e Romës”.