18:13 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Ferizaj “godet” me tetë transferime (Foto)

Skuadra e Ferizajt sot ka zyrtarizuar tetë transferime.

Klubi nga Liga e Parë, ka transferuar futbollistë mjaftë cilësor, duke filluar nga Erdin Hashani, Qendrim Dautaj, Adnan Haxhaj, Dren Gashi, Visar Zogiani, Adem Maliqi, Alban Rexhepi e deri te Armend Blakcorri, transmeton IndeksOnline.

Më këto transferime, skuadra nga Ferizaj duket se objektivin kryesor e kanë rikthimin në Superligë.

Kujtojmë se skuadrën e Ferizajt është duke menaxhuar ish-trajneri i shumë skuadrave, Bylbyl Sokoli.

Pas 17-xhirosh në Ligën e Parë, Ferizaj gjendet në pozitën e pestë dhe ka grumbulluar 29 pikë./IndeksOnline/