75 Mall Live Search
14:52 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / Gj Sh

Ferizaji arrin fitoren e tretë radhazi, mposht Drenicën

Ferizaji ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligë.

Në ndeshjen e javës së 26-të, skuadra e Ferizajit shënoi fitore si nikoqire e Drenicës, me rezultat minimal, 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golashenues edhe kësaj radhe ishte sulmuesi nigerian, Ade Oguns, i cili është përshtatur për mrekulli në futbollin kosovar.

Me këtë fitore, Ferizaji shkon në kuotën e 32 pikëve duke u renditur në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Drenica mbetet në vendin e nëntë, me 28 pikë./IndeksOnline/