13:44 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ferizaji shkëput kontratën edhe me kapitenin e skuadrës

FC Ferizaji ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me kapitenin e skuadrës, Florim Berisha.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga klubi i Ferizajit, transmeton IndeksOnline.

”FC Ferizaj njofton shkëputjen e marrëveshjes me ikonën e futbollit vendor, kapitenin Florim Berisha.

Me Florimin e kemi kaluar një super edicion në Ligën e Parë, ku barrën e kapitenit dhe udhëheqësit të ekipës, askush më mirë se FLORIM BERISHA, nuk ka ditur ta bënte.

Lojtar që ishte lider në fushë dhe me një bagazh të madh në kaluarën, ishte pika jonë e fortë në këto dy sezonet e fundit.

FC Ferizaj të uron shumë suksese në vazhdim Florim Berisha.Ti do mbetesh përherë njëri prej nesh.”, thuhet në njoftim.

Ky është largimi i pestë nga Ferizaji brenda tre ditëve, pas largimit të Gentian Eminit, Gzim Rusit, Qlirim Kashtanjevës dhe Edmond Salihut./IndeksOnline/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02Z3VDKDiJW31fCZaXfc1AYnCYrDjooF9gS1MQFYfKfX2XQtCoiWuxXrokdqJJ4U7Zl%26id%3D100063588426463&show_text=true&width=500