08:12 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Fernandinho vazhdon kontratën me Cityn

Mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje të re me liderin e Premier Ligës.

Manchester City ka konfirmuar që ka vazhduar kontratën me brazilianin Fernandihno.

Lojtari ka tani marrëveshje me klubin deri në vitin 2020 dhe City nuk ka dashur që ai të largohej pasi kontrata e tij paraprake skadonte në fund të këtij stinori.

Fernandinho i është bashkuar Manchester Cityt në verën e vitit 2013 nga Shakhtar Donetsk dhe është shndërruar në një prej lojtarëve kyç të ekipit të Pep Guardiolas.