75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

Norvegjia mëson kundërshtarin për 1/32 e finales në Kupën e Botës

Norvegjia ka pësuar humbje nga Franca në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, me rezultat 4-1.

Kësisoj kombëtarja skandinave përfundon si e dyta në Grupin I, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.

Në 1/32 e finales, kundërshtari i Norvegjisë do të jetë kombëtarja e Bregut të Fildishtë.

Kjo përballje do të zhvillohet ditën e marte me 30 qershor, duke filluar nga ora 19:00./IndeksOnline/