75 Mall Live Search
15:17 / E Diele, 10 Mars 2024 / Gj. Sh

Feronikeli ’74 ”ilaq” për Lirinë, tre fitore në tre ndeshje

Liria është nskuadra e preferuar e Feronikelit ’74 këtë sezon.

Skuadra nga Drenasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë përballë skuadrës prizrenase, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, Feronikeli ’74 shënoi fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Robert Rrahmani në minutën e 49-të dhe Ibrahim Cërrvadiku në të 76-tin minut shënuan për skuadrën e drejtuar nga Shefki Kuqi.

Feronikeli ’74 me këtë fitore shkon në kuotën e 26-të pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Në anën tjetër Liria mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë./IndeksOnline/