15:37 / E Diele, 20 Shtator 2020

Feronikeli e bën për “pesë pare” Gjilanin

Skuadra e Feronikelit e ka filluar në mënyrë fantastike sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Ata kanë shkatërruar Gjilanin me rezultat 4:0, transmeton Indeksonline.

Ylli i ndeshjes ishte Bedri Greca që shënoj “hat trick” dhe pati performancë të mrekullueshme. Golin e katërt e shënoj Santos.

Gjilani nuk arriti as të jetë hija e ekipit që ishte sezonin e kaluar./Indeksonline/