Feronikeli fiton trofeun e parë në histori
Feronikeli i Drenasit ka fituar trofeun e parë në histori duke dalë fitues i Kupës së Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, pasi shënoi fitore, të ngushtë (81:80) kundër Vëllaznimit të Gjakovës, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec.
Te Feronikeli më të dalluarit ishin Merovci (shënoi 20 pikë), Hajdari (18) e Kovaqi (81), ndërsa te Vëllaznimi më efikasit ishin Kryeziu (25) e Ridley (21).
Nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe, Rahoveci – Prishtina. /Indeksonline/