18:03 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Feronikeli ia ‘nënshkruan’ rënien nga Superliga Vushtrrisë

Skuadra e Vushtrrisë, edhe pse jo matematikisht, është shumë afër që të bie nga liga.

Ata sot u mposhtën nga ekipi i Feronikelit me rezultat 3:1, transmeton Indeksonline.

Golat për Niklin i shënuan Harmon (9’), Zeka (16’) dhe Lladrovci (70’), kurse për Vushtrrinë Azemi në minutën e 45-të.

Nikli me këtë fitore bën një hap të rëndësishëm për kualifikim në garat evropiane./Indeksonline/