11:01 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Feronikeli ka një lajm të mirë për tifozët vendas

Feronikeli pret Gjilanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë.

Për të pasur përkrahje sa më të madhe, Nikli ka vendosur që në këtë ndeshje ta bëjë falas hyrjen për tifozët vendas.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i klubit Erlind Krasniqi .

“Për këtë ndeshje biletat do të jenë falas për tifozët tanë. Ndërkaq, ende nuk kemi vendosur për ndeshjet e radhës”

Ndeshjet e radhës për Feronikeli në shtëpi janë ndaj Gjilanit, Dritën dhe Prishtinën, kurse është mysafir i Drenicës dhe Llapit. /IndeksOnline/