21:51 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Feronikeli kontakton trajnerin e njohur kosovar, Vukiçeviq pranë shkarkimit

Feronikeli ka nisur të hulumtojë për pasuesin e Dejan Vukiqeviç, pas rezultateve negative dhe formës luhatëse të ekipit.

Dy humbjet e njëpasnjëshme dhe dyshimet e trajnerit malazez për bojkot të lojtarëve ndaj tij, kanë bërë që kryesia e klubit të mendojë trajnerin e ri.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve pranë klubit nga Drenasi se Nikli ka kontaktuar Bylbyl Sokolin.

Palët kanë nisur bisedimet, por marrëveshja deri më tani nuk është arritur.

Gazeta ka kontaktuar edhe Sokolin, i cili deklaroi që për hir të korrektësisë nuk mund të komentojë pasi që Vukiçeviq është ende në postin e trajnerit.