19:17 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Feronikeli: Lojtarët do të paguhen sapo të hapen kufijtë, nesër një ditë e rëndësishme

Skuadrat e Superligës janë duke zhvilluar stërvitjet grupore para rifillimit të sezonit që u ndërpre në javën e 22-të për shkak të koronavirusit.

Edhe Feronikeli është duke bërë përgatitjet për “sprintin” e fundit për tu ngjitur në tabelë, ndoshta edhe për një vend në garat evropiane.

Më herët, trajneri Afrim Toverlani kishte deklaruar se lojtarët nuk kanë marrë paga që tre muaj.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Feronikelit, Erlind Krasniqi i cili e ka sqaruar të gjithë situatën.

Lojtarët dhe stafi janë të qetë pasi që e dinë se do tu paguhet çdo cent sapo të hapen kufijtë. Presidenti ka mbetur në Mal të Zi dhe sapo të arrij në Kosovë atëherë do të kryhen të gjithë obligimet për lojtarët“, ka thënë Krasniqi.

Të gjithë në skuadër e dinë se Nikeli nuk i ka mbetur askujt borxh asnjë cent dhe kjo vonesë ka ndodhur vetëm për shkak të pandemisë“, ka thënë ndër të tjerash ai.

Feronikeli gjatë ditës së nesërme do t’i kryej testet për koronavirus për tu “pastruar” para fillimit të sezonit. /IndeksOnline/