75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Feronikeli me 10 futbollist i tregon vendin Llapit, Prishtina fiton derbin me Lirinë

Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Golin e vetëm të skuadrës nga Drenasi e shënoi Astrit Fazliu në minutën e 72-të të ndeshjes.

Nga minuta e 39-të Feronikeli ishte me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Kastriot Rexhës.

Në derbin tjetër që u zhvillua në Prizren, Prishtina ka mposhtur Lirinë me rezultat 01.

Golin per skuadrën nga kryeqyteti e shënoi Khalid në minutën e 64-të të ndeshjes.

Në dy ndeshjet tjera, Drita ka barazuar me Trepça ’89 me rezultat 1-1 e me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja KEK-u Ballkani. /IndeksOnline/