16:18 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ferrari dominon në Singapor, dështon Mercedes

Dy pilotët e Ferrarit janë treguar shumë të fortë në garën për Çmimin e Madh të Singaporit.

Sebastian Vettel ka përfunduar i pari garën duke lënë mbrapa shokun e skuadrës, Leclerc i cili doli i dyti edhe pse garën e nisi nga “Pole Position”.

Podiumin e kompletoi piloti i Red Bull, Max Verstappen i cili përfundoi i treti.

Dy pilotët e Mercedess, Hamilton dhe Botas përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë.

Kjo është gara e tretë radhazi që Ferrari po triumfon, pas një starti shumë të dobët. /IndeksOnline/