10:11 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Festa e madhe e Greqisë në zhveshtoret e “Fadil Vokrrit”, pas fitores

Futbollistët e Greqisë festuan me një selfie ekipore në zhveshtoret e stadiumit “Fadil Vokrri”, pas fitores 1:2 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, Greqia fitoi me rezultat 2:1.

Kështu, Greqia mori vendin e parë në grupin e Ligës C, por me pikë të barabarta me Slloveninë, nga 4.

Kombëtarja helene arkëtoi tri pikë dhe e festoi fitoren në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Për më shumë, fotografinë nga festa në zhveshtore, mund ta shikoni më poshtë.