23:31 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / C E

Festa e Manchester City pas morën trofeun si më të mirët e Evropës

Manchester City është kampion i Evropës, duke e ka fituar për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në finale Interin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Rodri në mesin e pjesës së dytë.

Pas ndeshjes, fillimisht lojtarët e Interit morën medaljet e argjendta për vendin e dytë.

Në fund ishte momenti i kampionëve, që të prirë nga Pep Guardiola, fillimisht morën medaljet.

Pas kësaj trofeu i çmuar iu dorëzua kapitenit Ilkay Gundogan.

Festë e madhe e lojtarëve të Man Cityt, pasi ky klub e fiton për herë të parë në histori këtë trofe.