07:34 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Festat e nëntorit shënohen edhe te kulla e Isë Boletinit

Në Boletin aty ku tashmë gjenden eshtrat e patriotit Isë Boletini do të shënohen festat e nëntorit, 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dalja në skenë e UCK-së para 20 viteve si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ceremonia mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli ku përveç fjalimeve dhe nderimeve që do të bëhen do të ketë edhe vizita të qytetarëve brenda kullës së Isë Boletinit.