19:08 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Festival me gola, Flamurtari shënon fitore të madhe kundër Dukagjinit

Përkundër që Dukagjini ka rënë nga liga, ata po vazhdojnë të ju shkaktojnë vështirësi skuadrave tjera.

Ekipi i Flamurtarit arriti që ta mposhtë me vështirësi skuadrën nga Klina, transmeton Indeksonline.

Prishtinasit shënuan fitore me rezultat 4:3, duke bërë kështu një hap të madh për mbijetesë.

Golat për Flamurtarin i shënuan: Shala(6′, 60′), Maliqi(52′) dhe Lloga(54′). Kurse për Dukagjinin shënuan: Kamara(26′, 82′) dhe Dushi(78′).

Me këtë fitore, Flamurtari ka 40 pikë, 5 larg nga zona e rrezikshme./Indeksonline/