15:55 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

FFK aspak e “mëshirshme” për Llapin, e dënon shumë keq

Komisioni disiplinor i FFK-së ka marrë një vendim shumë të rëndë për skuadrën e Llapit.

Skuadra nga Podujeva është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të lëshimit në organizim në ndeshjen kundër Ferizajit.

Llapi do të jetë pa tifozë në ndeshjen kundër Trepça ’89 dhe kundër Drenicës pas dy javësh.

Llapi ka reaguar për këtë vendim duke kërkuar nga tifozët që të jenë të qetë ndaj këtij vendimi edhe pse e konsiderojnë të padrejtë. /IndeksOnline/