FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 24-të të Superligës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Tre ndeshje zhvillohen ditën e shtune, ndërsa dy tjera ditën e diel, shkruan IndeksOnline.
Derbi i kësaj jave zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Erdall Zasella.
Një ndeshje tjetër intersante është ajo mes Ballkanit dhe Malishevës.
Ndeshja zhvillohet ditën e diel dhe do të gjykohet nga Alban Shala.
Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës./IndeksOnline/
