FFK-ja i’a prish qejfin Batatinës, Prishtina – Llapi zhvillohet pa reflektorë dhe para iftarit

Edhe pse kërkesa e Llapit dhe Prishtinës ishte që ndeshja të zhvillohej të shtunën në mbrëmje, kjo nuk do të ndodhë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që kjo ndeshje të luhet të shtunën nga ora 16:00.
Kjo pasi që Feronikeli ka kërkuar që të respektohet vendimi i sekretarit Eroll Salihu që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në orar të njejtë, në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet.
Feronikeli do të luaj me Dritën në Gjilan.
/Indeksonline/