15:47 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

FFK-ja me konferencë të jashtëzakonshme, pas ndalimit të Agim Ademit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo vjen menjëherë pas mbajtjes 48 orë të kreut të FFK-së, Agim Ademi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton.

Postimi i plotë:

Të nderuar

Ju njoftojmë se sot, në orën 16:30, në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

Ju mirëpresim!