16:14 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

FFK përmirëson gabimin, Liria në pozitën e pestë (FOTO)

Pas përfundimit të Superligës së Kosovës në futboll, FFK ka publikuar edhe renditjen përfundimtare për sezonin 2016/17.

Liria, Feronikeli dhe Drenica kanë pikë të barabarta dhe renditën në pozitat 5,6 dhe 7, shkruan indeksonline.

FFK më herët e kishte vendosur në vendin e shtatë, mirëpo pas reagimit të klubit ata e kanë përmirësuar gabimin.

Liria i reagon FFK-së: Ne jemi në pozitën e pestë, jo në të shtatën!? (Foto)

Mirëpo skuadra nga Prizreni ka përparësi për shkak të ndeshjeve direkte dhe i takon vendi i pestë.

Kujtojmë se Drita është shpallur kampion i Superligës i ndjekur nga Prishtina në pozitën e dytë. /IndeksOnline/

Temat: