15:11 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Liria i reagon FFK-së: Ne jemi në pozitën e pestë, jo në të shtatën!? (Foto)

Skuadra kosovare, Liria i ka reaguar Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klubi nga Prizreni thotë se FFK-ja ka bërë një gabim teknik, pasi ata duhet të radhiten në pozitën e pestë dhe jo në të shtatën, ashtu sic e ka paraqitur sajti i Federatës, shkruan IndeksOnline.

“KF Liria, është ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës, që është gabim, besojmë teknik. Në rast të pikëve të barabarta, vendosin ndeshjet direkt, që në këtë rast nuk është përfill, besojmë pa qëllim. Ju kujtojmë se të dyja skuadrat kanë bilanc negative në raport me Lirinë. E para Drenica është mposhtur në Prizren, 1:0 dhe një ndeshje kemi barazuar (1:1) në Skenderaj dhe kemi pësuar poashtu 1:0, që i bie se si musafirë kemi rezultat pozitiv.  Ndërsa, në raport me Feronikelin , Liria ka bilanc të pastër dy fitore me nga 1:0 (një në Prizren dhe një në Drenas) si dhe një barazim, pa gola në Drenas. Andaj, kërkojmë nga shërbimi adminsistrativ dhe komisioni garave, që këtë gabim ta korrigjojë dhe Liria të ngjitet në pozitën e pestë”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Liria për këtë sezon mblodhi gjithsej 48 pikë në 33 ndeshje, 13 fitore, 9 barazime dhe 11 humbje./IndeksOnline/