75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

FFK prezanton fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re.

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar sot linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”. Me fanellat e reja, të cilat përfshijnë ngjyrat e flamurit dhe hartën e Kosovës, futbollistët tanë do të jenë më të motivuar dhe do të ndjejnë edhe më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre!

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë. Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.

Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024!