14:15 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

FFK priti në takim dy zyrtarë të lartë nga Federata Gjermane e Futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e FFK-së, dy nënkryetarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch dhe Rainer Milkoreit.
Dy nënkryetarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, kanë ardhur sot në Kosovë për të ngushëlluar Federatën e Futbollit të Kosovës, për vdekjen e presidentit legjendar Fadil Vokrrit, si dhe njëkohësisht për t’i uruar zgjedhjen e presidentit të ri, Agim Ademi.

Pas takimit kryetari i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi deklaroi se pala gjermane sot erdhe ti vizitojë në shenjë respekti për figurën e madhe për Fadil Vokrrin, si dhe për të treguar se bashkëpunimi me dy federatave në të ardhmen do të jetë në nivele më të larta.

Kurse Rainer Koch, pas takimit deklaroi se ndjen dhimbje të madhe për humbjen e një legjende si Fadil Vokrri, dhe pohoi se Kosova nuk është e vetmja e cila ka humbur një njeri të madhe pasi sipas tij ai kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në UEFA e FIFA.

Pas takimit të shoqëruar nga kryetari Ademi dhe sekretari Eroll Salihu, dy nënkryetarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë u drejtuan për tek varrezat për të bërë homazhe te ish presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri si dhe më pas për të shikuar edhe njëherë nga afër stadiumin i cili tashmë mban emrin e ish-kryetarit Fadil Vokrri.

Temat: