11:02 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

FFK sqaron fije për pe se kush është fajtor për ”hallakamën” e biletave

Kaosi që përfshiu dje pikat e shitjes të autorizuara për biletat e ndeshjes, Kosovë – Maltë, ka shkaktuar debat gjerë.

Në pikat e shitjes në kryeqytet, radhët e gjata të qytetarëve në pritje për blerjen e biletave kanë shkaktuar edhe disa incidente.

Policia e Kosovës u paraqitë në vendin e ngjarjes, ku edhe ndërhyri me sprej për t’i larguar qytetarët, transmeton IndeksOnline.

Tani, sekretari ligjor i FFK-së, Arjanit Ahmeti në një prononcim për IndeksOnline ka sqaruar gjithë situatën e krijuar së fundmi për bileta.

”FFK e ka pasur kusht për lincensimin e stadiumin që ta përshtatë sistemin e biletave me softuer adekuat”.

”Dhe për shkak të këtij sistemi, është dashur që të lidhim marrëveshjeve me një kompani në bazë të kërkesave të UEFA-s për shitjen e biletave”.

”Kemi hapur tender, ku kanë konkuruar kompani nga Gjermania, Austria dhe disa kompani lokale. Tenderin e fitoi kompania, ‘Alt 4’ me seli në Prishtinë”.

”Tani kjo kompani ka bërë dy marrëveshje – në fillim kishte kontraktuar Z-Mobile për shitjen e biletave, por më pas për arsye biznesore e ka ndërprerë kontratën për të kaluar te IPKO”.

”Kompania në fjalë kishte lejuar që 7 bileta të shiten te një person, megjithatë ne kemi insistuar që këtë reduktuar në pesë bileta”.

”Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka asnjë të drejtë që të përzihet në menaxhimin e biletave”, u shpreh Ahmeti./IndeksOnline/