13:45 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

FFK tregon kur fillon edicioni i ri

FFK po bën përgatitjet për startimin e sezonit të ri të garave në Superligë, Ligën e parë dhe Ligën e dytë.

Sezoni i ri i Superligës do të filloj me 24 gusht derisa Liga e parë fillon me 24 gusht.

Ky është njoftimi i FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020 dhe tashmë është përpiluar edhe orari i garave. Kësisoj, kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator.