FIAT tërhiqet nga SHBA
Pritet që nesër gjatë fjalimit të tij të fundit si kryeshef i FIAT Chrysler Automobiles, Sergio Marcione do të njoftojë planet për tregun të këtyre dy markave të rëndësishme nga Grupi FCA.
Sipas Bloomberg, kreu në largim i FCA mund të shpallë lajmin për tërheqjen e markës FIAT nga SHBA, ndërsa në të njëjtën kohë, marka Chrysler do të mbahet vetëm në SHBA ose do të tërhiqet nga tregjet e tjera botërore ku është e pranishme.
Përveç kësaj, FCA do të fokusohet në markën luksoze dhe prestigjioze në kuadër të grupit, para se gjithash në Alfa Romeo dhe Maserati, si dhe në brendet profitabile Jeep dhe Ram.
FIAT nën Markione në vitin 2009 u bë pronar i grupit amerikan Chrysler, për të lansuar një vit më vonë brendin vendor në tregun e SHBA-së përmes shitjes së modelit 500, i cili për SHBA shitet në Meksikë.
Shitja e veturave të brendit FIAT në SHBA ka shënuar rënie në katër vjetët e fundit. Përveç planit të ri pesëvjeçar të grupit FCA, pritet që Sergio Markione nesër të bëjë të ditur pasuesin e tij. Njeriu i parë i FCA zyrtarisht largohet nga pozita e drejtorit në vitin 2019.