23:30 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fiat fut hundët ku s’duhet

Fiat ia ka hequr mbulesën një koncepti të ri në ekspozitën automobilistike që po mbahet në Sao Paulo të Brazilit.

Ky koncept quhet Fastback dhe përfaqëson “evoluimin e markës” sipas një njoftimi për shtyp, duke parashikuar trendet dhe të ardhmen.

Fiat thotë se Fastback ka një shpirt italian dhe përmban “linja të guximshme që përcjellin sportivitet dhe elegancë”.

Fastback duket më muskulor dhe përmban një kulm të pjerrët, e që ngjan mjaft shumë me modelin BMW X6.

Brenda, Fiat Fastback krenohet me një panel kontrolli futuristik me tre ekrane dixhitale transparente: një për informacionet e shoferit, një tjetër për sistemin infotainment dhe një të tretë për kontrollet klimatike.

Fiat Fastback parashikohet të futet në prodhim në vitin 2020. /IndeksOnline/

Temat: