20:20 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

FIFA 21: Nuk do të ketë VAR ose stadiume boshe në lojën elektronike

Shumë pyetje janë adresuar në drejtim të EA Sports në lidhje me atë se loja elektronike FIFA21, a do të ketë stadiume boshe apo edhe sistemin VAR.

Përgjigja e FIFA-s ishte e menjëhershme, sipas tyre nuk do të ketë lëvizje të tilla në lojën e re, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, shumë tifozë të FIFA-s kanë rënë dakord që futja e gjyqtarit të asistuar nga video (VAR) do të ishte një e mirë, pasi do të shtonte një dinamikë të re në lojë. 
Stadiumet e zbrazëta gjithashtu mund të ishin një shtesë interesante e lojës, pasi e bën lojë të jetë më e ndjeshme më e gjallë, shkruanin tifozët në postimin e EA Sports.