22:00 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

FIFA i jep lajmin e madh Perusë, ky futbollist do të luaj në Kupën e Botës (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA i ka dhënë një super lajm Kombëtares së Perusë, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi më i rrezikshëm i kësaj kombëtareje, Paolo Guerrero do të ketë mundësi të luaj në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Krejt kjo pasi FIFA ia ka zvogëluar dënimin nga 1 vjet në gjashtë muaj.

“Komiteti i Ankesave të FIFA-s vendosi ta mbështesë ankesën e sulmuesit nga Peruja, Paolo Guerrero. Vendimi për t’i dhënë atij pezullim për një vit që u murr më 7 dhjetor është prishur, dhe është redaktuar në gjashtë muaj”, shkruhet në njoftimin e FIFA-së.

33-vjeçari i cili luan në skuadrën e Flamengos, u zë duke përdorur substanca të palejuar në futboll.

Ai për Perunë ka bërë 86 paraqitje dhe ka shënuar 32 gola. Mungesa e tij në Kupë të Botës do të ishte një “rrezik” i madh për Perunë, e cila bënë pjesë në grup me Danimarkën, Francën dhe Australinë./IndeksOnline/