Investigimi i Indeksonline për mitmarrje, dënohet zyrtari i Komunës së Prishtinës
Menaxheri i projekteve në Komunën e Prishtinës, Refik Sadiku është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mitmarrje.
Ai është dënuar me gjashtë muaj burg dhe pasi që ky është dënim komulativ, i njëjti mund të kompensohet me 3 500 euro. Sipas të njëjtës dispozitë, gjykata e dënon edhe me 5000 euro gjobë, pra gjithsej 8500 euro.
Sadiku obligohet po ashtu që këtë dënim ta shlyej në afat prej 15 ditësh nga shpallja e aktgjykimit.
Gjithashtu i dënuari është i obliguar të t’ia kthej palës se dëmtuar 2000 euro ne afat prej 15 ditësh.
Indeksonline kishte bërë një hulumtim disaditorë rreth projektit të ndërtimit të shkallëve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ka disa muaj që ka ngecje të punimeve.
Arsyet e këtyre ngecjeve sipas ndërtuesit ishin sepse menaxheri i projekteve në Komunën e Prishtinës, Refki Sadiku ia ka kërkuar gjithsej 25 mijë euro pronarit të kësaj firme në mënyrë që t’i bëjë alokimin e mjeteve për punët që janë duke u zhvilluar në këtë projekt, i cili i ka kushtuar Komunës së Prishtinës rreth 450 mijë euro.
Gazetari i Indeksonline ka bërë një investigim për këtë rast duke përdorur masa të fshehta dhe ka arritur ta kap në flagrancë zyrtarin e komunës duke pranuar ryshfet në vlerë prej 2 000 euro.
“Qitu janë 1 500 edhe qetu 500, gjithsej 2 000 euro edhe 3 000 euro ti bij nesër ose pasnesër”, dëgjohet duke i thënë në video pronari i firmës ndërtuese zyrtarit të komunës dhe duke ja dhënë parat kesh në dorë. 5000 euro i ka kërkuar ryshfet Refik Sadiku në mënyrë që t’i lëshoj mjete financiare në vlerë prej 50 mijë euro për një situacion. E gjithë vlera e projektit është 450 mijë euro që do të thotë se menaxheri i projekteve në Komunën e Prishtinës i ka kërkuar gjithsej 25 mijë euro në mënyrë që të mbyllet në tërësi ky projekt.
Indeksonline pasi e ka realizuar videon ka dorëzuar materialet në polici dhe prokurori./Indeksonline/
Ekskluzive: Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet, ja pamjet