22:22 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

FIFA i ka ndaluar përballjet Kosovë – Rusi por jo edhe FIBA, ruset fitojnë në Prishtinë

Mabetex Prishtina është mundur nga MBA Moscow 42:101 (15:21, 8:29, 8:21, 11:30) në grupet e FIBA EuroCup Women.

Çereku i parë ishte mjaft i barabartë, ku vashat prishtinase u përpoqën tu bënë ballë mysafireve, që e fituan këtë pjesë 15:21, derisa te Prishtina pikët i shënuan Irma Konjusha (8) dhe Enxhi Xhanaj (7). Por, në periodën e dytë, skuadra ruse ishte më e mirë 8:29, duke shkuar në pushim me rezultat 23:50. MBA Moscow vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë që e fitoi 8:21 dhe atë të fundit 11:30, për të shënuar fitore 42:101.

Te Mabetex Prishtina u dalluan Irma Konjusha me 18 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Nyilah Myers me 12 pikë e nëntë kërcime, si dhe Enxhi Xhanaj me 10 pikë. Te skuadra mysafire më e dalluara ishte Anastasia Logunova me 21 pikë.

Kjo ishte humbja e katërt për skuadrën prishtinase, derisa fitorja e katërt për skuadrën nga Rusia.