75 Mall Live Search
22:27 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Januzaj prek edhe kupën e Kampionatit Botëror, bëhet bashkë me Pogban, Umtitin… (Foto)

Adnan Januzaj ishte pjesëmarrës i Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Kosovari me pasaportë belge ishte i ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës në turneun më të çmuar në Botën e futbollit.

Edhe pse Belgjika zuri vetëm pozitën e tretë, Januzaj arriti ta prekte trofeun e Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Futbollistët e Francës, Paul Pogba, Samuel Umtiti dhe N’Zonzi ia mundësuan këtë ndjenjë lojtarit me prejardhje nga Istogu.

Francezët po bëjnë pushime në Amerikë (LA), dhe kështu u takuan me Januzajn, i cili me vete kishte yllin e Manchester Unitedit, Mauro Fellaini.

“Kur Pogba, Umtiti dhe ‘N’Zonzi, sjellin Kupën e Botës në LA”, ka shkruar Fellaini në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Januzaj luajti vetëm një ndeshje në fazën e grupeve dhe shënoi një gol ndaj Anglisë./IndeksOnline/

When @paulpogba @samumtiti @iamnzonzi15 brings the World Cup to LA?? ?

A post shared by Marouane Fellaini (@fellaini) on