10:22 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

FIFA jep lajmin fantastik për Kosovën (Foto)

FIFA ka zbuluar renditjen e re të Kombëtarëve pas rrethit të Play Offit dhe ndeshjeve miqësore, shkruan indeksonline.

Kosova ka bërë një ngritje të jashtëzakonshme duke fituar nëntë vende.

Përfaqësuesja jonë renditet në vendin e 174, ndërsa më parë ishte në vendin e 183.

Kjo ngritje vjen falë fitores në ndeshjen kundër Letonisë.

Edhe Shqipëria pas fitores kundër Turqisë ka arritur një gritje për nëntë vende në ranglistën e FIFA-së.

Renditjes së përgjitshme i prinë Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia dhe Argjentina. /IndeksOnline/