12:29 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

FIFA me vendim të madh, ”viktimë” janë Juventusi dhe Chelsea

FIFA planifikon që ta kufizojë numrin e lojtarëve që klubet mund t’i huazojnë në të ardhmen.

Komiteti i Futbollit të FIFA-s u takua dje në Londër me Shoqatën e Klubeve të Evropës, Forumin e Ligës së Botës dhe FIFPro, si dhe me anëtarë tjerë Federatash, Konfederatash dhe administratorë të FIFA-s.

Dhe kishte mbështetje për këtë sistem të transferimeve, i cili do ta rriste transparencën në sistemin në fjalë duke e mbrojtur integritetin e klubeve.

”Ne kemi propozuar te të gjithë se ne kemi nevojë të marrim masa”, tha presidenti Infantino.

”Kjo është një shenjë e hapit të parë që kemi bërë për problemet e agjentëve, huazimeve dhe çështjeve tjera”.

Sezonin e kaluar, France Football njoftoi se Juventusi kishte huazuar 41 lojtarë, Udinese 27, Chelsea 22 dhe Manchester City 18./IndeksOnline/