10:17 / E Enjte, 29 Nëntor 2018

Zyrtare: Kosova merr lajm fantastik nga FIFA

FIFA ka publikuar ranglistën zyrtare të muajit nëntor.

Pas dy ndeshjeve të fituara në Ligën e Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit, Kosova është ngritur për gjashtë pozita.

Nga vendi 137 sa ishte muajin e kaluar, tashmë Dardanët janë në pozitën e 131, shkruan Indeksonline.

Shqipëria vazhdon të qëndroj në pozitën e 60-të në tabelë duke mos lëvizur në krahasim me muajin e kaluar.

Në top 10, i vetmi ndryshim është Portugalia që i ka rrëmbyer pozitën e gjashtë Uruguajit.

Gjermania vazhdon me rënje, ku tashmë ka rënë për dy pozita duke qëndruar në vendin e 16-të. /IndeksOnline/

Temat: