FIFA pyet: A e dini sa ndeshje ka Kosova pa humbje?
Forma e mirë e Kosovës nuk ka kaluar pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA,
Faqja zyrtare e shtëpisë numër një të futbollit botëror, FIFA i’a ka kushtuar një shkrim Kosovës.Në rrjetin social ‘Twitter’ kanë shkruar për ngritjen e Kosovës në ranglistë, ku për tetë muaj është ngjitur për 45 pozita.
Madje, i ka pyetur edhe ndjekësit lidhur me ecurinë e kombëtares tonë, ku ka folur për numrin e ndeshjeve që nuk ka humbur, e që përgjigjia e saktë ishte opsioni i dytë.
Pra, përfaqësuesja ‘verdhë e kaltër’ në dhjetë ndeshjet e fundit të këtij viti nuk është mposhtur asnjëherë, për të regjistruar kështu rezultate të jashtëzakonshme dhe gjithsesi, kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
45 places is what Kosovo have stormed up the #FIFARanking in merely eight months ?
How many games are they currently unbeaten?— FIFA.com (@FIFAcom) November 30, 2018