22:18 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FIFA po e konsideron propozimin që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet

Konfederata e Futbolli të Amerikës së Jugut i ka propozuar FIFA-së që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet dhe jo çdo katër vjet.

Deri sa po mendohej ideja që Liga e Kombeve të zhvendoset edhe në Amerikën e Jugut, presidenti i Konfederatës Alejandro Dominguez Wilson-Smith ka bërë një ofertë të re për FIFA-në sa i përket Kupës së Botës, transmeton Indeksonline.

Propozimi u bë në takimin e muajit të fundit  të FIFA-së në Kigali.

Kjo ide fillimisht ishte propozuar nga ish presidenti Sepp Blatter./Indeksonline/