15:49 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Fikni pajisjet 5G gjatë fluturimit, thotë agjencia franceze

Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave të mençur 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit.

Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit.

“Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë”, i tha AFP një zëdhënës i agjencisë.

Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes. Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode” gjatë fluturimit.