18:48 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Fillojnë këto ndeshje në Ligën e Evropës

Ka filluar të zhvillohet minuta e 1’ në katër nga tetë ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, të vlefshme këto për ndeshjet e kthimit të fazës së eliminatoreve.

Momentalisht, ka filluar njëra nga ndeshjet më interesante të këtij programi, ku skuadra e Real Sociedadit po zhvillon ndeshje si vendase kundër RB Leipzigut.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje është duke u zhvilluar edhe takimi tjetër në stadiumin “Olimpico” mes skuadrës italiane Lazio dhe asaj portugeze Porto.

Programin e plotë të ndeshjeve që kanë filluar në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Dinamo Zagreb – Sevilla (Ndeshja e parë, 3:1 në favor të Sevillas)

Lazio – FC Porto (Ndeshja e parë, 2:1 në favor të Portos)

Olympiacos – Atalanta (Ndeshja e parë, 2:1 në favor të Atalantas)

Real Sociedad – RB Leipzig (Ndeshja e parë, barazim 2:2)