07:14 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë-Mitrovicë

Me fillim nga ora 09:00 sot nisin punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë-Mitrovicë , “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës, transmeton Indeksonline.

Udhëheqjen e ceremonisë së inaugurimit të punimeve do të mbajë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe ajo do të zhvillohet në fshatin Gojbule./Indeksonline/