14:55 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon gjelbërimi i Deçanit, kryetari e nis me kazëm e lopatë

Ka nisur sot edhe zyrtarisht gjelbërimi i Deçanit me 10 mijë fidanë pishe.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj e ka kapur kazmën e lopatën për të nisur mbjelljen e drunjve dekorativë.

“Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit e ka në dorë secili prej nesh dhe duhet të përpiqemi t’i japim jetë atij, e këtë filluam ta bëjmë sot me mbjelljen e fidanëve-drunjve dekorativë, në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi pa leje e mbaturinave, afër fshatrave Lumëbardh dhe Broliq.
Faleminderit për kontributin, të gjithëve që sot ishin pjesë e këtij aksioni” shkruan Ramosaj në njoftim./Indeksonline/