21:49 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Fillon mbushja e kavanozave me “ajër” nga Juniku për prishtinasit (Video/Foto)

Është tejet alarmuese gjendja e ajrit të ndotur në Prishtinë.

Pas reagimeve të shumta por pa ndonjë ndërhyrje të dukshme, qytetarët e shumtë kanë vendosur që të mërkurën të nisin një protestë para komunës si dhe objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përpos kësaj banorë të vendeve të shumta të Kosovës kanë nisur të shfaqin kreativitetin e tyre lidhur me  “sigurimin” e ajrit për të gjithë ata që kalojnë shumicën e kohës në Prishtinë.

Një fotografi dhe video që ka siguruar Indeksonline  një banor nga Juniku ka bërë një ironizim me situatën e ajrit në Prishtinë duke thënë se po i siguron ajër të pastër nga malet e Junikut mikut të tij në kryeqytet./Indeksonline/