16:41 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Para pak minutash, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa mbrëmë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga Serbia, shkruan Indeksonline.

Votat me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta janë fletëvotimet e fundit që do të numërohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi janë konfirmuar 24 mijë e 804. Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi t janë konfirmuar 2 mijë e 15.

Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar për Indeksonline se ka filluar numërimi i votave.

“Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre. Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578. Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127. Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819”./Indeksonline/