Filmi “Distant Constellation”, fitues i edicionit të 17-të të Dokufestit
Filmi “Distant Constellation” nga regjisorja turko-amerikane, Shevaun Mizrahi është fituesi i këtij edicioni në DokuFest.
Ndërsa këto janë disa nga çmimet e tjera:
“Në pritje”, filmi më i mirë kombëtar.
“Gardhi”nga Lendita Zeqiraj, filmi më i mirë i shkurtër.
“Routine” nga Bekim Guri fitoi çmimin e distribuimit në DokuFest.
Sot ka përfunduar edicioni i 17-të i festivalit DokuFest, ku për një javë shfaqi filma të metrazhit të shkurtër e dokumentarë nga vende të ndryshme të botës./Indeksonline/